Muharremaj bën thirrje të kursehet energjia elektrike, thotë se do ketë probleme edhe në nëntor e dhjetor

07.09.2022

Ndonëse ditëve të fundit situata me energjinë elektrike është stabilizuar, pra nuk ka reduktime si ato që kanë qenë para një jave, Kompania Kosovare për Distribuim me Energjeri Elektrike (KEDS) vazhdimisht është bërë thirrje për kursim të rrymës. Derisa ka bërë thirrje për kursim, KEDS po publikon edhe rekomandime se si mund të bëhet një […]

Muharremaj bën thirrje të kursehet energjia elektrike, thotë se do ketë probleme edhe në nëntor e dhjetor Foto: Ilustrim

Ndonëse ditëve të fundit situata me energjinë elektrike është stabilizuar, pra nuk ka reduktime si ato që kanë qenë para një jave, Kompania Kosovare për Distribuim me Energjeri Elektrike (KEDS) vazhdimisht është bërë thirrje për kursim të rrymës.

Derisa ka bërë thirrje për kursim, KEDS po publikon edhe rekomandime se si mund të bëhet një gjë e tillë në shumë kategori.

Nga KEDS kanë filluar kampanjën për thirrje të kursimit të energjisë elektrike, ku sipas tyre në këtë periudhë është i domosdoshëm, prandaj kjo kompani ka filluar bashkëpunimin ndërinstitucional me kryetarët e komunave të Kosovës.

Kampanjës për kursim të energjisë elektrike iu është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj tha se do t’i bashkangjiten si komunë kampanjës për kursim të energjisë elektrike pasiqë ka një krizë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Ai ka shtuar se kërkojnë dhe apelojnë që energjia elektrike të shfrytëzohet aq sa nevojitet, por edhe të kursehet, pasi që kemi probleme të mëdha me rrymë.

“Tani jemi në muajin shtator, por besoni se kemi me pasë probleme edhe në muaji nëntor dhe dhjetor, kështu që ne si Suharekë i bashkagjitemi për arsye se është mirë edhe për vendin edhe për qytetarët e komunës sonë”.