Muharremaj bën homazhe në Tërrnje: Dhimbjen e kanë prezente sepse shumë të tjerë ende figurojnë të zhdukur

25.03.2023

Sot bëhen 24 vite që kur forcat paramilitare serbe u futën në fshatin Tërrnje në orët hershme të mëngjesit ku i masakruan 46 martirë. Disa prej të masakruarve ishin edhe mysafirë nga fshatrat si: Studençan, Randobravë ku ishin strehuar tek shtëpitë e fshatit Tërrnje. Në këtë masakër makabër kishin mbetur të vdekur shumë gra, pleqë, […]

Muharremaj bën homazhe në Tërrnje: Dhimbjen e kanë prezente sepse shumë të tjerë ende figurojnë të zhdukur Foto: Ilustrim

Sot bëhen 24 vite që kur forcat paramilitare serbe u futën në fshatin Tërrnje në orët hershme të mëngjesit ku i masakruan 46 martirë.

Disa prej të masakruarve ishin edhe mysafirë nga fshatrat si: Studençan, Randobravë ku ishin strehuar tek shtëpitë e fshatit Tërrnje.

Në këtë masakër makabër kishin mbetur të vdekur shumë gra, pleqë, burra e fëmijë, ku prej tyre 22 martirë ishin nga familja Gashi dhe të tjerët ishin mysafirë e shumë familje të tjera të këtij fshati si: Voci, Muhaxheri, Llapatinca, Balaj, Vranovci, Rexhaj, Krasniqi etj.

Sot, 24 vite pas, ende janë të pagjetur 14 kufoma të familjes Gashi, shkruan SuharekaOnline.

Në 24 vjetorin e masakrës së 46 martirëve në fshatin Tërrnje, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me nënkryetarën, Mihrije Suka dhe figura të tjera politike kanë bërë homazhe në këtë fshat.

Muharremaj është shprehur se në fshat në të gjitha gjeneratat, kupton se e kaluara është pjesë e kujtesës së tyre, e dhimbjes e cila nuk ka pushuar ende dhe se ata dhimbjen e kanë ende prezente.

“Në Tërrnje i kujtuam të rënët për lirinë e vendit.

Mes tyre në fshat në të gjitha gjeneratat, kupton se e kaluara është pjesë e kujtesës së tyre, e dhimbjes e cila nuk ka pushuar ende.

Ata dhimbjen e kanë prezente, sepse shumë të tjerë ende figurojnë të zhdukur.

Lavdi e përjetshme.” ka shkruar Muharremaj.