Ministria e Punëve të Brendshme hap konkurs për 16 zjarrfikës, një në Suharekë

05.08.2021

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për 12 zjarrfikës dhe 4 zjarrfikës-vozitës. Sipas konkursit të MPB-së kërkohen 12 zjarrfikës dhe 4 vozitës me kontratë në kohë të pacaktuar. Në mesin e 16 vendeve të lira të punës kërkohet edhe një zjarrfikës-shofer në Komunën e Suharekës, dhe […]

Ministria e Punëve të Brendshme hap konkurs për 16 zjarrfikës, një në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për 12 zjarrfikës dhe 4 zjarrfikës-vozitës.

Sipas konkursit të MPB-së kërkohen 12 zjarrfikës dhe 4 vozitës me kontratë në kohë të pacaktuar.

Në mesin e 16 vendeve të lira të punës kërkohet edhe një zjarrfikës-shofer në Komunën e Suharekës, dhe për të gjithë të interesuarit konkursi do të jetë i hapur nga data 6 shtator e deri më 20 shtator.

Kujtojmë se që nga fillimi i ditës së diele edhe deri të mërkurën në orët e vona zjarrfikësit në Suharekë janë ballafaquar me zjarre dhe situata të pakëndshme, dhe kohë pas kohe alarmante dhe me tendencë të zgjerimit me intensitet të lartë të zjarrit.

Komuna e Suharekës i ka 60,000 banorë rezident andaj dispozitat ligjore parashohin 1 zjarrfikës për 1,500 banorë, e që aktualisht janë 13 të tillë.