Ministria e Infrastrukturës anulon memorandumin në vlerë prej 400 mijë euro me Komunën e Suharekës
Në mars të këtij viti kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës Baçevc-Sallagrazhdë-Greikoc-Korishë”. Gjatë këtij takimi Muharremaj dhe Abrashi kishin nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për investime sipas të cilit në vitin 2021 do të ndaheshin 50 mijë […]
Në mars të këtij viti kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës Baçevc-Sallagrazhdë-Greikoc-Korishë”.
Gjatë këtij takimi Muharremaj dhe Abrashi kishin nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për investime sipas të cilit në vitin 2021 do të ndaheshin 50 mijë euro dhe 350 mijë euro në vitet në vijim për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës Baçevc-Sallagrazhdë-Greikoc-Korishë”.
Ndërsa sot zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se janë pezulluar të gjitha memorandumet të nënshkruara me komuna në janar, shkurt dhe mars të vitit 2021. Durimishi ka shtuar tutje se këto ndryshime po i bëjnë, meqë nuk janë planifikuar këto kosto.
Ai ka bërë të ditur se në të ardhmen para se të nisen projekte të reja, do të shikohet mirë se sa ka buxhet e më pas të fillohen e të aplikohen ato.
Pezullimin e memorandumit me Komunën e Suharekës e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe asistenti i zv.ministrit, Imer Fejza.