Menaxhimi i mbeturinave, Komuna e Suharekës hedh në konsultim publik planin komunal 2023-2027

11.01.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se plani për menaxhimin e mbeturinave është hedhur në konsultim publik. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke u bazuar në nenin 68, të Ligjit mbi vetqeverisje lokale ka hedhur në konsultim publik planin për menaxhimin e mbeturinave 2023-2027, raporton SuharekaOnline. Në njoftim thuhet se vërejtjet, propozimet, sugjerimet dhe […]

Menaxhimi i mbeturinave, Komuna e Suharekës hedh në konsultim publik planin komunal 2023-2027 Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se plani për menaxhimin e mbeturinave është hedhur në konsultim publik.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke u bazuar në nenin 68, të Ligjit mbi vetqeverisje lokale ka hedhur në konsultim publik planin për menaxhimin e mbeturinave 2023-2027, raporton SuharekaOnline.

Në njoftim thuhet se vërejtjet, propozimet, sugjerimet dhe komentet tuaja mund t’i dorëzoni deri me datën 25.01.2023 në zyrën nr.1, nr. 2 dhe nr.3 të Objektit të Komunës së Suharekës çdo ditë pune prej ora 08:00 deri në 16:00.