Me 4 gusht në Samadrexhë bëhet përurimi i “Kulla e Samadrexhës”, kjo është agjenda e manifestimit

26.07.2023

Në fshatin Samadrexhë të Suharekës do të bëhet përurimi i “Kulla e Samadrexhës”. Komuna e Suharekës ka njoftuar se të premtën e 4 gushtit, do të bëhet përurimi i “Kulla e Samadrexhës”, në vendin e quajtur “Lugina e Shnicave”, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky aktivitet organizohet nën patronatin e Kryetarit të […]

Me 4 gusht në Samadrexhë bëhet përurimi i “Kulla e Samadrexhës”, kjo është agjenda e manifestimit Foto: Ilustrim

Në fshatin Samadrexhë të Suharekës do të bëhet përurimi i “Kulla e Samadrexhës”.

Komuna e Suharekës ka njoftuar se të premtën e 4 gushtit, do të bëhet përurimi i “Kulla e Samadrexhës”, në vendin e quajtur “Lugina e Shnicave”, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky aktivitet organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Përveç përurimit do të ketë edhe aktivitete të tjera dhe shpalosje të historisë së brezave të ndryshëm të këtij fshati.

Komuna e Suharekës ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet i cili pritet të realizohet me 4 gusht, 2023.

Agjenda e manifestimit është kjo:

  • 10:00-11:00 pritja e mysafirëve
  • 11:00-12:00 fjala përshëndetëse dhe paraqitja historike e Samadrexhës
  • 12:00 programi kulturo artistik me artistë dhe vallëtarët e rajonit
  • 13:00 dreka për pjesëmarrës me gatime tradicionale