Mbi 12 mijë qytetarë të vaksinuar në Suharekë, mbi 248 mijë në tërë Kosovën

26.07.2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 248 mijë e 714 persona. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 1 mijë e 149 persona. Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë, deri […]

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 248 mijë e 714 persona.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 1 mijë e 149 persona.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë, deri tani plotësisht ndaj COVID-19 janë vaksinuar 108 mijë e 700 persona.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 25 raste të reja me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe është shëruar një person, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës. Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa para disa dite drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, në seancës e shtatë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar kundër COVID-19 12 mijë e 373 qytetarë të kësaj komune.