LVV-Suharekë: Përderisa premtohen projekte multi-milionëshe, qytetarët kanë probleme elementare me rrugët lokale

12.10.2021

Nga ky subjekt politik kanë thënë se përderisa premtohen projekte multi-milionëshe, qytetarët e Therandës ende kanë probleme të mëdha elementare me rrugët lokale. Sipas LVV-së dega Suharekë, gjendje alarmante është edhe në këtë rrugë në fshatin Gelancë, ku si pasojë i të reshurave të fundit vërehet dëmtimi i madh i rrugës “Qadraku”. Në këtë rrugë […]

LVV-Suharekë: Përderisa premtohen projekte multi-milionëshe, qytetarët kanë probleme elementare me rrugët lokale Foto: Lëvizja Vetëvendosje - Therandë / Facebook

Nga ky subjekt politik kanë thënë se përderisa premtohen projekte multi-milionëshe, qytetarët e Therandës ende kanë probleme të mëdha elementare me rrugët lokale.

Sipas LVV-së dega Suharekë, gjendje alarmante është edhe në këtë rrugë në fshatin Gelancë, ku si pasojë i të reshurave të fundit vërehet dëmtimi i madh i rrugës “Qadraku”.

Në këtë rrugë poashtu duhet ndërhyrje edhe në kanalizim, pasi kundërmimi e bën të pamundur kalimin nëpër këto hapësira.

Po ashtu, LVV ka theksuar se shpresojmë që Kryetari të zgjohet nga iluzioni që e ka kapluar duke premtuar investime të mëdha, dhe në ditët e mbetura në qeverisje të merret me problemet e përditshme të banorëve të Therandës.