LVV në Suharekë diskuton prioritetet e arsimit me ministrin Hajrullah Çeku
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Suharekë ka organizuar një diskutim me ministrin e Arsimit, Hajrullah Çeku, ku u trajtuan prioritetet kryesore për zhvillimin e arsimit në mandatin e ardhshëm.
Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e edukimit të hershëm, zgjerimin e shkollës gjithëditore, digjitalizimin e arsimit, përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore, fuqizimin e mësimdhënësve dhe lidhjen më të ngushtë të arsimit profesional me tregun e punës.
Përfaqësuesit e LVV-së theksuan se arsimi mbetet një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e vendit, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, si dhe krijimin e mundësive më të mira për brezat e rinj.
Në këtë takim u vlerësua se investimi në dije dhe edukim është investimi më i sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe për zhvillimin afatgjatë të shoqërisë.
