Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin urgjent të specialistëve të rinj

10.03.2026

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën aktuale të shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se numri i pacientëve me sëmundje malinje është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit.

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin urgjent të specialistëve të rinj Foto: Ilustrim

Në një reagim publik, SHOK thekson se përkundër nevojës së madhe për shërbime onkologjike dhe ngarkesës së lartë në sistemin shëndetësor publik, disa specialistë të rinj të onkologjisë vazhdojnë të mbeten pa mundësi punësimi në institucionet publike. Sipas shoqatës, këta specialistë janë trajnuar për vite me radhë me investim të konsiderueshëm publik dhe personal.

Shoqata vlerëson se çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë dhe trajtim më të personalizuar për pacientët me kancer në Kosovë.

Aktualisht, aplikimi i kimioterapisë dhe radioterapisë në nivel vendi realizohet kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), çka sipas SHOK-ut krijon ngarkesë të madhe për sistemin dhe shpesh rezulton me vonesa në trajtimin e pacientëve.

Në këtë kontekst, Shoqata e Onkologëve të Kosovës vlerëson se angazhimi sa më i shpejtë i onkologëve të rinj do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të shërbimeve onkologjike, përmirësimin e qasjes së pacientëve në trajtim dhe uljen e kohës së pritjes për terapi.

SHOK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që ta trajtojnë këtë çështje me prioritet, duke krijuar mundësi për integrimin e specialistëve të rinj në sistemin shëndetësor publik dhe duke forcuar kapacitetet e shërbimeve onkologjike në vend. Sipas shoqatës, përmirësimi i trajtimit të pacientëve me kancer duhet të mbetet një prioritet i përbashkët institucional dhe profesional.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More