Lirohet me kusht i dënuari për vrasjen e Ukë Bytyçit

18.12.2020

Më 27 tetor 2020 janë bërë 18 vite që nga vrasja e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesve të tij. Sot gjatë ditës në disa media është raportuar se pas vuajtjes së dënimit është liruar i dënuari për vrasjen e 27 tetorit të 2002 ku nga plagët e marra ndërroi jetë ish-kryetari i […]

Lirohet me kusht i dënuari për vrasjen e Ukë Bytyçit Foto: Ilustrim

Më 27 tetor 2020 janë bërë 18 vite që nga vrasja e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesve të tij.

Sot gjatë ditës në disa media është raportuar se pas vuajtjes së dënimit është liruar i dënuari për vrasjen e 27 tetorit të 2002 ku nga plagët e marra ndërroi jetë ish-kryetari i Suharekës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij.

Në një përgjigje për SuharekaOnline nga Zyra për Komunikim me Publikun në Shërbimin Korrektues të Kosovës, kanë bërë të ditur se i dënuari në fjalë J.K. është liruar me kusht në bazë të vendimit të Panelit për Lirim me Kusht.

Tashmë i liruari asokohe ishte dënuar me 20 vite dënim me burg.

Kujtojmë se Ukë Bytyçi është vrarë më 27 tetor të vitit 2002, derisa karvani i aktivistëve dhe drejtuesve të Degës së LDK-së në Suharekë po marshonte në fshatin Leshan, ku Ukë Bytyçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami qëllohen me armë nga afërsia dhe pas plagosjes së rëndë ndërrojnë jetë.