Bali Muharremaj rrëfen për herë të parë për UÇK-në dhe rolin e Ukë Bytyçit në hyrjen e tij në politikë

26.09.2025

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë për herë të parë detaje të panjohura nga jeta e tij në emisionin VV Show në Paparaci.

Bali Muharremaj rrëfen për herë të parë për UÇK-në dhe rolin e Ukë Bytyçit në hyrjen e tij në politikë Foto: Ilustrim

Ai ka zbuluar se ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka treguar në detaje fillimet e tij të para në politikë.

“Kam shtatë vëllezër por në kohën e luftës vetëm njëri prej tyre e ka ditur se jam duke u marrë me këto punë. Luftën e kam filluar së bashku me Ukë Bytyçin e kemi qëndruar bashkë deri në përfundimin e saj. Kam qenë komandant batalioni e gjashtë muajt e fundit edhe zëvendës-komandant brigade për logjistikë. Pas përfundimit të luftës jam rikthyer në punëtorinë time ku kam punuar si sharrëxhi”, ka treguar Muharremaj.

Ai ka rrëfyer se iniciatori për hyrjen e tij në politikë ishte Ukë Bytyçi, që në atë kohë ishte kryetar i LDK-së dhe e kishte bindur disa herë që të pranonte pozitën e nënkryetarit të Komunës së Suharekës, pasi komuna atë kohë nuk kishte kryetar.

“Një ditë derisa isha duke qëndruar me familjen time erdhi Ukë Bytyçi me bashkëshorten e tij, një koleg pune dhe një shofer. Ai insistonte që unë të merrja pozitën e nënkryetarit. Pasi kam refuzuar për disa herë, Uka është rikthyer përsëri derisa më bindi. Kam vendosur ta pranojë detyrën dhe kam punuar me një anëtar të LDK-së dhe PDK-së. Atë kohë kemi marrë donacion 53 milionë marka për vetëm një vit. Kanë qenë të shkatërruara rreth 11 mijë e 500 shtëpi për shkak të luftës”, ka thënë ai.

Deri në marrjen e detyrës së parë si kryetar i komunës, Muharremaj ka treguar se ka shërbyer edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Komunën e Prizrenit e edhe në Kuvendin e Kosovës si deputet.

“Pas zgjedhjeve të para kam punuar si drejtor në Komunën e Prizrenit. Pastaj në MPB në 2006 kam qenë drejtor për kufi deri në vitin 2009. Në zgjedhjet e vitit 2010 jam kërkuar të caktohem deputet, kurse në 2017 jam rikthyer si kryetar i komunës”, deklaroi ai.

Edhe pse në të kaluarën kishte thënë se dy mandate janë shumë, Muharremaj është duke garuar edhe për mandatin e tretë në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Kam thënë se një është pak e dy janë shumë, por janë disa projekte që janë në vazhdimësi, por nganjëherë nuk varet vetëm ka unë. Shpresoj dhe besoj që edhe këtë mandat e fitoj. E kam obligim për qytetarët e Suharekës”, ka thënë Muharremaj.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More