Leshani, Tërrnja e Nëpërbishti të shtunën mbesin 3 orë pa rrymë

16.06.2023

KEDS ka njoftuar se nesër me 17 qershor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Komunën e Suharekës. KEDS ka njoftuar se nesër gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në orën 13:00, raporton SuharekaOnline. Vendet ku do të ketë ndërprerje të […]

Leshani, Tërrnja e Nëpërbishti të shtunën mbesin 3 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se nesër me 17 qershor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Komunën e Suharekës.

KEDS ka njoftuar se nesër gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në orën 13:00, raporton SuharekaOnline.

Vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike janë: Leshan, Nepërbisht,Tërnje dhe Mamushë një pjesë.

“Nga NS 110/35/10 [kV] Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV] Mamusha (kodi: 32000006) prej orës 10:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Fshatrat: Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje.

Arsyeja: Punët që duhet te kryhen sipas PEE dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.” thuhet në njoftimin e KEDS-it.