Kryetari Muharremaj së bashku me FSK-në dhe Policinë e Kosovës dalin në teren

03.08.2021

Në disa lokacione në Komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer që disa ditë. Disa vendbanime të Komunës së Suharekës janë duke u përballur me zjarre të mëdha. Zjarri i madh dhe numri i vogël i zjarrfikësve ka bërë që në disa raste situata të ishte vështirë e menaxhueshme. Gjatë ditës së sotme kryetari Komunës së […]

Kryetari Muharremaj së bashku me FSK-në dhe Policinë e Kosovës dalin në teren Foto: Ilustrim

Në disa lokacione në Komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer që disa ditë.

Disa vendbanime të Komunës së Suharekës janë duke u përballur me zjarre të mëdha.

Zjarri i madh dhe numri i vogël i zjarrfikësve ka bërë që në disa raste situata të ishte vështirë e menaxhueshme.

Gjatë ditës së sotme kryetari Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se tashmë katër zjarrfikës të rinjë do të jenë shtesë me pagesë për tre muaj.

Ndërsa në ndihmë zjarrfikësve u kanë dalur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës.

Kryetari Muharremaj para pak minutash ka bërë të ditur se ka dalur në teren së bashku me FSK-në dhe Policinë e Kosovës.

Po ashtu, kryetari i Komunës së Suharekës ka falënderuar FSK-në e Policinë për angazhimin e tyre profesional.

Ndryshe në mëngjesin e sotëm Suharekën e ka vizituar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti fillimisht u prit në zyrën e kryetarit të Komunës z, Bali Muharremaj, kurse më pastaj kanë vizituar Zonën Industriale dhe fshatin Studençan.

Ai gjatë kësaj vizite ka takuar edhe disa nga banorët e Studençanit të cilët janë shprehur se fatmirësisht përveç dëmëve materiale pasoja tjera nuk kemi.

Kyreminsitri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se: “Jam këtu në mënyrë që të njoftohem për së afërmi me gjendjën pas një numri të madh të shpërthimit të zjarreve në këtë Komunë dhe të shoh si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqëndruar te nevojat urgjente së pari.