Kryetari Muharremaj përcjell nga afër procesin e korrje-shirjeve

07.07.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përcjellur nga afër procesin e korrjeve-shirjeve, në fshatin Mushtisht. Ka disa ditë që ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Suharekës. Rendimentet janë të mira dhe procesi po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot nga afër ka përcjellur korrje-shirjet, […]

Kryetari Muharremaj përcjell nga afër procesin e korrje-shirjeve Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përcjellur nga afër procesin e korrjeve-shirjeve, në fshatin Mushtisht.

Ka disa ditë që ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Suharekës.

Rendimentet janë të mira dhe procesi po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot nga afër ka përcjellur korrje-shirjet, ku ka uruar punë të mbarë dhe rendimente të larta të grurit.

“Në Mushtisht së afërmi e kam përcjellë procesin e korrje-shirjeve, ku bujqit tashmë janë në ritmin më të madh të punës”, ka shkruar Muharremaj.

“Uroj që t’i kenë rendimente sa më të larta”, ka shkruar Muharremaj.