KRU “Hidroregjioni Jugor” identifikon 5 lidhje ilegale në Suharekë
Gjatë kësaj jave, ekipet e Inspektoratit të Kompanisë së Ujësjellësit kanë ndërmarrë një aksion kontrolli në terren, ku kanë identifikuar dhe shkyçur 19 lidhje ilegale të ujit nga rrjeti i furnizimit, të realizuara nga konsumatorë të papërgjegjshëm.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, lidhjet ilegale janë zbuluar në këto zona:
- Prizren – 14 lidhje ilegale
- Suharekë – 5 lidhje ilegale
Aksioni për identifikimin dhe eliminimin e lidhjeve të paligjshme do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat përkatëse ligjore.
Përmes këtij komunikimi, kompania ka apeluar tek të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të mos ndërmarrin veprime të jashtëligjshme, të cilat jo vetëm që janë të dënueshme, por dëmtojnë edhe sistemin e furnizimit të drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët.
“Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”, përfundon njoftimi i kompanisë, duke ftuar qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar të keqpërdorimit.