Kremtohet dita e shkollës në SHFMU “Xhavit Sylaj” në Sllapuzhan
Në fshatin Sllapuzhan, në SHFMU “Xhavit Sylaj” sot u shënua dita e shkollës, e cila shkollë mbanë emrin me krenari të dëshmorit të kombit Xhavit Sylaj. Në kremitimin e ditës së kësaj shkolle prezente ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, raporton SuharekaOnline. Suka, në fjalën e saj ndër tjerash, i ka […]
Në fshatin Sllapuzhan, në SHFMU “Xhavit Sylaj” sot u shënua dita e shkollës, e cila shkollë mbanë emrin me krenari të dëshmorit të kombit Xhavit Sylaj.
Në kremitimin e ditës së kësaj shkolle prezente ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, raporton SuharekaOnline.
Suka, në fjalën e saj ndër tjerash, i ka uruar nxënësit dhe mësuesit për këtë ditë të veçantë.
“Sot fshati juaj ndjenë dhembjen dhe krenarinë sepse shkolla juaj e mbanë emrin me krenari të dëshmorit të kombit Xhavit Sylaj, andaj fëmijë, prindër dhe mësimdhënës e gëzofshi ditën e shkollës tuaj” tha Suka.
Manifestimi në këtë shkollë vijoi me program artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, duke i respektuar masat kundër pandemisë COVID-19.