Konkursi për zëvendës drejtor në QKMF-Suharekë, publikohen rezultatet e testit me shkrim

10.08.2022

Ndërkaq, DShMS-ja para disa dite lidhur me këtë konkurs ka bërë edhe publikimin e listës së kandidatëve që aplikuan për këtë pozitë. Sipas kësaj liste, bëhet e ditur se janë gjithsej 5 kandidatë, prej tyre një femër dhe katër meshkuj. Ndërsa, tashmë kjo drejtori ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve. “Komisioni përzgjedhës […]

Konkursi për zëvendës drejtor në QKMF-Suharekë, publikohen rezultatet e testit me shkrim Foto: Ilustrim

Ndërkaq, DShMS-ja para disa dite lidhur me këtë konkurs ka bërë edhe publikimin e listës së kandidatëve që aplikuan për këtë pozitë.

Sipas kësaj liste, bëhet e ditur se janë gjithsej 5 kandidatë, prej tyre një femër dhe katër meshkuj.

Ndërsa, tashmë kjo drejtori ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve.

“Komisioni përzgjedhës me numër 01-410-45905, për zhvillimin e procedurave për pozitën Zëvendës Drejtor në QKMF “Rexhep Kuqi” në Suharekë, në bazë të nenit 10, pika 4, 5, 8 UA 07-2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik ka krijuar listën e kandidatëve sipas konkursit të shpallur 06-783 me datë 06.06.2022, RN 00009178, komisioni shpall këto rezultate me shkrim”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Lista e kandidatëve dhe rezultatet e testit me shkrim:

1. Artan Gashi – 45 pikë;
2. Habibe Bytyqi – 78 pikë;
3. Driton Maliqaj – 99 pikë;
4. Faton Kabashi – ka munguar;
5. Emrush Bytyqi – 64 pikë.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS) kanë theksuar se për intervistën me gojë kandidatët do të njoftohen me kohë.

Aug-9-Doc-2