Konkursi për 20 mësimdhënës/e në shkollat e Suharekës, shpallen emrat e kandidatëve fitues

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë më 22 korrik ka shpallur konkursin për pranimin e 20 mësimdhënësve në shkollat e Komunës së Suharekës.

Konkursi është për vitin akademik 2020/2021 dhe është për plotësimin e vendeve të lira të punës.

Në gusht DKA kishte publikuar listën e ngushtë të aplikantëve ku komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05nr.1128 të datës: 22.07.2020, ka përpiluar listën e ngushtë, e cila ishte e bazuar në këto kritere: kualifikimi, nota mesatare, trajnimet e kryera dhe përvoja e punës.

Një pjesë e aktivitetit të konkursit ishte pezulluar në mungesë të kandidatëve të interesuar.

Të premten DKA ka publikuar listën e kandidatëve të përzgjedhur.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.