Maturantët e IAAP “Abdyl Ramaj” me këtë datë shkojnë në ekskursion në Shqipëri

14.03.2024

Sipas njoftimit të kësaj shkolle, ekskursioni do të zhvillohet në Republikën e Shqipërisë nga data 30.04.2024 deri më 04.05.2024 dhe se kohëzgjatja e ekskursionit është 4 netë me pansione të plota.

Maturantët e IAAP “Abdyl Ramaj” me këtë datë shkojnë në ekskursion në Shqipëri Foto: Ilustrim

Në ekskursion në Shqipëri nga IAAP “Abdyl Ramaj” do të marrin pjesë rreth 150 nxënës.

Në ofertë parashihet çmimi i akomodimit, ushqimit (mëngjesi + dreka + darka), transportit dhe shpenzimet e ndryshme që paraqiten me rastin e vizitave në muze dhe ambiente tjera kulturo historike të përcaktuar nga Këshilli i Shkollës.

Formulari i paraqitjes së ofertës dhe rrugëtimi i ekskursionit i hartuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës merren në IAAP “Abdyl Ramaj” nga data 14.03.2024, gjatë orarit të punës.

Pranimi i ofertave bëhet deri më 22.03.2024 deri në ora 14:00 në zyrën pritëse të komunës për DKA për IAAP “Abdyl Ramaj”, në Shirokë.

Hapja e ofertës bëhet në IAAP “Abdyl Ramaj” me datë 22.03.2024 në ora 15:00, në Sallën e Bordit të drejtorëve në Suharekë.