Maturantët e Gjimnazit “Jeta e Re” me këtë datë shkojnë në ekskursion në Shqipëri

20.03.2024

Sipas njoftimit të kësaj shkolle, ekskursioni do të zhvillohet në Republikën e Shqipërisë nga data 06.05.2024 deri më 10.05.2024 dhe se kohëzgjatja e ekskursionit është 4 netë me pansione të plota.

Maturantët e Gjimnazit “Jeta e Re” me këtë datë shkojnë në ekskursion në Shqipëri Foto: Ilustrim

Në ekskursion në Shqipëri nga Gjimnazi “Jeta e Re” do të marrin pjesë rreth 238 nxënës.

Në ofertë parashihet çmimi i akomodimit, ushqimit (mëngjesi + dreka + darka), transportit dhe shpenzimet e ndryshme që paraqiten me rastin e vizitave në muze dhe ambiente tjera kulturo-historike që parashihen në rrugëtimin e ekskursionit.

Formulari i paraqitjes së ofertës dhe rrugëtimi i ekskursionit i hartuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës merret në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë nga data 19.03.2024.

Pranimi i ofertave bëhet deri më 27.03.2024 deri në ora 14:00 në zyrën pritëse të Qendrës për shërbime qytetare të Komunës së Suharekës – për DKA – Gjimnazi “Jeta e Re”, në Suharekë.

Hapja e ofertës bëhet me datë 27.03.2024 në ora 15:00, në DKA në Suharekë.