Komuna e Suharekës shpall tre vende të lira pune për roje pylli

04.03.2021

Komuna e Suharekës, saktësisht Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka bërë publikimin e konkursit për vendet të lira të punës – roje pylli. Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se në këtë sektor janë të lira tri pozita (3) dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nga 05.04.2021 deri me datë 19.04.2021. […]

Komuna e Suharekës shpall tre vende të lira pune për roje pylli Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës, saktësisht Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka bërë publikimin e konkursit për vendet të lira të punës – roje pylli.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se në këtë sektor janë të lira tri pozita (3) dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nga 05.04.2021 deri me datë 19.04.2021.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Të ruaj pyjet nga prerjet ilegale, dëmtimet, pyllëzimet;
  2. Të ruaj nga shkatërrimet e rrugëve pyjore depove etj;
  3. Të ruaj shenjat e kufijeve të pyjeve;
  4. Të parandalojë gjuetin ilegale si dhe të mbrojë kafshët e egra në pyje ;
  5. Të kryej procedurat e qarkullimit të masës drusore;
  6. Të zbatoje planin për mbrojtje kundër zjarreve;
  7. Është i obliguar në shuarjen e zjarrëve në pyje dhe të informoje organet përgjegjëse;
  8. Bënë fletëparaqitje për veprimet ilegale në pyje etj :
  9. Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të eprorit;
    Kushtet:
  • Të ketë përgatitje Shkolla e Mesme
  • Aftësi të komunikoj lirshëm me qytetaret dhe stafin menaxhues dhe atë vartës.
  • Preferohen trajnime dhe kualifikime të tjera që ndërlidhen me vendin punës.
    Shkathtësitë: Të ketë aftësi Psiko Fizike
    Dokumentacioni i kërkuar:
  • Fotokopja e vërtetuar e Diplomës se Shkollës së Mesme (kopja e noterizuar),
  • Dëshmi lidhur me programet trajnuese
  • Ekstraktin e Lindjes
  • Fotokopjen e Letërnjoftimit
  • Certifikatën që ndaj tij/ asaj nuk zbatohen hetimet.

Komuna e Suharekës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato qe arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. Aplikacionet do të merren zyrën e Personelit Nr-11 dhe dorëzohen ne Zyrën Pritëse.