Komuna e Suharekës renditet e 12-ta për nga numri i veteranëve që marrin pension nga shteti

14.07.2021

Gjatë vitit 2020 një ashtu edhe në muajt e vitit 2021 nga skema për veteranët e luftës kanë përfituar 38 mijë e 280 persona. Numri më i madh i përfituesve nga kjo skemë janë veteranët nga komuna e Deçanit, me gjithsej 4 mijë e 74 përfitues, e pasuar nga Gjakova, Prishtina, Peja etj. “Bazuar në […]

Komuna e Suharekës renditet e 12-ta për nga numri i veteranëve që marrin pension nga shteti Foto: Ilustrim

Gjatë vitit 2020 një ashtu edhe në muajt e vitit 2021 nga skema për veteranët e luftës kanë përfituar 38 mijë e 280 persona.

Numri më i madh i përfituesve nga kjo skemë janë veteranët nga komuna e Deçanit, me gjithsej 4 mijë e 74 përfitues, e pasuar nga Gjakova, Prishtina, Peja etj.

“Bazuar në gjendjen e muajit mars 2021, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38.280. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4.063.”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Komuna e Suharekës renditet e 12-ta për nga numri i veteranëve që marrin pension mujor nga shteti i Kosovës. Numri i veteranëve në Komunën e Suharekës nga muaji janar e deri në muajin mars 2021 nuk ka qenë i njëjtë, pasi ka lëvizur nga muaji në muaj.

Në muajin janar në Suharekë kanë qenë 1,604 persona që marrin pension nga skema e veteranëve, ndërsa në muajin shkurt ky numër është rritur në 1,611 dhe në mars është rritur për dy, kështu duke shkuar numri në 1,613.

Krahasuar me periudhën e njëjtë në pesë vitet e kaluara numri i veteranëve të luftës në Komunën e Suharekës që marrin pagë nga shteti është rritur, ku në vitin 2016 numri i veteranëve që kanë marrë pagë nga shteti ishte rreth 1257, në vitin 2017 ishte rreth 1499, në vitin 2018 ishte rreth 1563, ndërsa në vitin 2019 ishte rreth 1563. Ndërsa nē shtator të këtij viti është 1601.