Këtu mund të shihni pasurinë e asambleistëve, kryetarit, drejtorëve të Suharekës, deputetëve…

02.07.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që u është publikuar pasuria janë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Pasuria u është publikuar edhe deputetëve, zyrtarëve të Qeverisë, zyrtarëve të Presidencës, zyrtarëve të komunave, zyrtarëve të ndërmarrjeve publike dhe zyrtarëve […]

Këtu mund të shihni pasurinë e asambleistëve, kryetarit, drejtorëve të Suharekës, deputetëve… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në mesin e zyrtarëve që u është publikuar pasuria janë edhe Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Pasuria u është publikuar edhe deputetëve, zyrtarëve të Qeverisë, zyrtarëve të Presidencës, zyrtarëve të komunave, zyrtarëve të ndërmarrjeve publike dhe zyrtarëve të institucioneve të pavarura.

Pasuria u është publikuar edhe kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, drejtorëve të drejtorive të kësaj komune, po ashtu edhe asambleistëve, deputetëve të Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Suhareka, etj.

Për të shikuar pasurinë e zyrtarëve publik, mund të klikoni në këtë link.

Për tu ndërlidhur direkt për të shikuar pasurinë e zyrtarëve publik të Komunës së Suharekës, mund të klikoni këtë link.

Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se 12 zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk e kanë deklaruar pasurinë. Përveç zyrtarëve të Qeverisë, pasurinë se kanë deklaruar as 13 zyrtarë të komunave të Kosovës.

Bazuar në Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollonin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, zyrtarët që se deklarojnë pasurinë mund të dënohen me gjobë prej 1 mijë deri në 2500 euro.

Krahas dënimeve me gjobë, zyrtarëve mund t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit deri në një vit.

Zyrtarët kanë pasur afat që ta deklarojnë pasurinë deri më 31 mars.

Procesi i deklarimit të pasurisë, është realizuar nëpërmjet pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë në mënyrë elektronike.

Nga 4 mijë e 892 zyrtarë të lartë publik, deklarimin e kanë bërë 4 mijë e 783.