Këto janë lehtësimet nga pakoja emergjente e votuar sot në asamblenë komunale në Suharekë

Sot Asambleja Komunale njëzëri ka miratuar pakon emergjente për lehtësimin e bizneseve dhe personave fizik për vitin 2020 që operojnë në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Asambleisti nga radhët e PDK-së, Dardan Berisha, ka shpalosur pikat e kësaj pakose sipas së cilës pritet që të ketë lehtësira për bizneset dhe personat fizik, që ishte kërkesë edhe e grupit të asambleistëve të PDK-së.

“Sot unanimisht vendosem për miratimin e pakos ekonomike emërgjente për shkak të pandemisë nga COVID-19. Miratohet pakoja ekonomike emërgjente për lehtësimin e bizneseve dhe përsonave fizik për vitin 2020 në tërë territorin e Komunës së Suharekës si më poshtë:

1.1 Të gjitha bizneseve dhe përsonave fizik ju zbritet 50% taksa në aktivitet.
1.2 Të gjitha bizneseve dhe përsonave fizik ju zbritet 50% qeraja dhe renta për pronat publike për periudhen 3 mujore (Qershor, Korrik dhe Gusht).
1.3 Të gjitha OJQ-të që veprojnë në territorin e Komunës së Suharkës e që janë duke shfrytëzuar pronat publike ju zbritet 100% qeraj apo renta.
1.4 Të gjitha bizneset dhe përsonat fizik që bëjnë kërëkes për marrjen e lejes apo pëlqimit për shfrytëzimin e hapësirave publike para dhe për rreth lokaleve afariste lirohen nga pagesa.

Perjashtimisht nga pakoja ekonomike emërgjente për lehtësimin e bizneseve të cekur në nenin 1, të këtij vendimi nuk do të përfshihen këto biznese dhe përsona fizik si më posht;

2.1 Markete e mdhaja dhe Super marketet
2.2 Bankat dhe Kompanit Mikrofinanciare
2.3 Kompanit e Telekomit dhe Posta
2.4 KED-s
2.5 Barnatoret shëndetësore dhe Barnatoret bujqësore
2.6 Pompat e derivative
2.7 Furrat e bukës dhe
2.8 Kompanit e Sigurimit

Të gjitha bizneset dhe përsonat fizik që kanë kryer obligimet në raport me Komunën për vitin 2020, lehtësimi do të ju bëhet në vitin 2021, ashtu si që është cekur në nenin 1 të këtij vendimi. ​

Për zbatimin e këtij vendimi do tё kujdestë Drejtoria për ekonomi, financa dhe buxhet dhe Drejtoria për urbanizëm dhe planifikim në Komunën e Suharekës” ka shkruar Berisha.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.