Kështu u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në Sopijë, Savrovë dhe Vraniq

19.10.2021

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i […]

Kështu u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në Sopijë, Savrovë dhe Vraniq Foto: Ilustrim

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.

Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.

Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në fshatrat Sopijë, Savrovë dhe Vraniq?

SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet në qendrat e votimit në këto fshatra, në Sopijë në 2413A/01R, 2413A/02R dhe 2413A/03D, në Savrovë në 2404A/01R dhe 2404A/02D, në Vraniq në qendrat e votimit 2409A/01R, 2409A/02R dhe 2409A/03D.

Sipas rezultateve të këtyre tri vendvotimeve në Sopijë, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 716 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 211 vota, Salih Zyba i LVV-së me 113 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 67 vota.

Ndërsa, sipas rezultateve të këtyre dy vendvotimeve në Savrovë, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 254 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 163 vota, Salih Zyba i LVV-së me 46 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 34 vota.

Po ashtu, sipas rezultateve të këtyre tri vendvotimeve në Vraniq, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 521 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 328 vota, Salih Zyba i LVV-së me 83 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 65 vota.

SopijëBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2413A/01R221 vota / 57,85%109 vota / 28,53%32 vota / 8,38%20 vota / 5,24%
2413A/02R261 vota / 72,50%49 vota / 13,61%35 vota / 9,72%15 vota / 4,17%
2413A/03D234 vota / 64,11%53 vota / 14,52%46 vota / 12,60%32 vota / 8,77%
TOTAL716 vota211 vota113 vota67 vota
SavrovëBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2404A/01R139 vota / 51,67%80 vota / 29,74%21 vota / 7,81%29 vota / 10,78%
2404A/02D115 vota / 50,44%83 vota / 36,40%25 vota / 10,96%5 vota / 2,19%
TOTAL254 vota163 vota46 vota34 vota
VraniqBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2409A/01R167 vota / 47,44%139 vota / 39,49%31 vota / 8,81%15 vota / 4,26%
2409A/02R192 vota / 56,30%102 vota / 29,91%25 vota / 7,33%22 vota / 6,45%
2409A/03D162 vota / 53,29%87 vota / 28,62%27 vota / 8,88%28 vota / 9,21%
TOTAL521 vota328 vota83 vota65 vota