Kështu do të duket mbikalimi që lidh “Shtigjet e Ecjes” me Zonën Industriale

10.09.2020

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, në bashkëpunim me kompaninë projektuese ka hartuar projektin për Mbikalimin që lidhë Parkun e Madh-Shtiget e ecjes me Zonën Industriale dhe Zonën e Hisarit. Zhvillimi i qytetit viteve të fundit në këtë zonë, ndërtimi i parkut të qytetit-shtigjet e ecjes, pozita e lokacionit të Hisarit, tokat bujqësore, korridori gjelbërues përgjatë […]

Kështu do të duket mbikalimi që lidh “Shtigjet e Ecjes” me Zonën Industriale Foto: Ilustrim

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, në bashkëpunim me kompaninë projektuese ka hartuar projektin për Mbikalimin që lidhë Parkun e Madh-Shtiget e ecjes me Zonën Industriale dhe Zonën e Hisarit.

Zhvillimi i qytetit viteve të fundit në këtë zonë, ndërtimi i parkut të qytetit-shtigjet e ecjes, pozita e lokacionit të Hisarit, tokat bujqësore, korridori gjelbërues përgjatë Zonës Industriale, etj, ka bërë që të mendohet më shumë rreth lidhshmërisë së këtyre lokacioneve të cilat ndahen në dy pjesë nga Rruga “Brigada 123”.

Kjo lidhshmëri, përmes këtij mbikalimi, do të jetë në shërbim të qytetarëve, pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokave të cilët do t’a frekuentojnë këtë zonë rekreative.

Ky projekt synohet të përfundohet brenda këtij viti.

Në një prononcim për SuharekaOnline në qershor, kryetari Muharremaj, ka dhënë detaje për shtegun i cili pritet që të ndërtohet së shpejti. Sipas kryetarit shtegu do të filloj te vendi i quajtur “Hisari” apo “Dërven” dhe do të vazhdojë mbi lagjën e Bajraktarëve pjesa nën Zonën Industriale.