KEDS njofton për punime, nesër këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

25.06.2021

KEDS ka njoftuar se nesër (e shtunë) më 26 qershor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 08:00 deri në 11:00 dhe nga ora 08:00 deri në ora 09:00, shkruan SuharekaOnline. Arsyeja e ndërprerjes është […]

KEDS njofton për punime, nesër këto fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se nesër (e shtunë) më 26 qershor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 08:00 deri në 11:00 dhe nga ora 08:00 deri në ora 09:00, shkruan SuharekaOnline.

Arsyeja e ndërprerjes është shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorit të tensionit të mesëm dhe pastrimi i trasesë.

1.
NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV  Studençani – Gurthyesi (Kodi: 32000018)  prej orës 08:00  deri ne ora 11:00

Vendet: fshatrat: Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë dhe Studençan.

Arsyeja: Shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorit të tensionit të mesëm.

2.
NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV  Studençani 2  (Kodi: 32000024)  prej orës 08:00  deri në ora 09:00

Vendet: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka, Pompat e Ujit: Studençan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Arsyeja: Pastrimi i trasesë.