KEDS njofton për punime, të martën disa vende të Suharekës mbesin 6 orë pa rrymë

05.08.2023

KEDS ka njoftuar se të martën e 8 gushtit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Komunës së Suharekës. KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 16:00, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit të KEDS-it […]

KEDS njofton për punime, të martën disa vende të Suharekës mbesin 6 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të martën e 8 gushtit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Komunës së Suharekës.

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 16:00, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të KEDS-it vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike janë: fshati Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjese e fshatit përgjatë rr. Topliqan Leshan.

Njoftimi i plotë:

Punime nga pala e tretë

1.

TS 110/10 [kV] Theranda  do të ndërprehet:

LP 10(kV) – J13 Gelanca (kodi:32000021) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:45 deri 16:00

Vendet: fshati Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjese e fshatit përgjatë rr. Topliqan Leshan.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit të tension it të mesëm.

2.

TS 110/10 [kV] Theranda  do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS sharra Ali Rexhepi (kodi: 32000021018nga ora 10:00 deri 16:00

Vendet:. Një pjese e fshatit Gelancë – TS Sharra

Arsyeja: Punët që duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.