Inspeksioni dhe Policia në Suharekë largojnë nga hapsirat publike shitësit ambulantiv të mjeteve piroteknike
Drejtoria Komunale e Inspeksionit në Suharekë sot gjatë ditës së premte ka larguar shitësit ambulantiv të mjeteve prioteknike nga hapsirat publike. Drejtoria e Inspeksionit në Suharekë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë larguar shitësit ambulantiv të mjeteve piroteknike nga hapsirat publike të qytetit, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit thuhet se e gjitha kjo është bërë […]
Drejtoria Komunale e Inspeksionit në Suharekë sot gjatë ditës së premte ka larguar shitësit ambulantiv të mjeteve prioteknike nga hapsirat publike.
Drejtoria e Inspeksionit në Suharekë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë larguar shitësit ambulantiv të mjeteve piroteknike nga hapsirat publike të qytetit, raporton SuharekaOnline.
Sipas njoftimit thuhet se e gjitha kjo është bërë me qëllim të sigurisë së qytetarëve, ndërsa thuhet se lokacioni për shitjen e mjeteve piroteknike është vendosur tek “Tregu Javor” në Suharekë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Komunale e Inspeksionit largon shitësit ambulantor të mjeteve piroteknike nga hapsirat publike!
Sot në një aksion të organizuar nga Drejtoria Komunale e Inspeksionit në Suharekë, së bashku me policinë e Kosovës, janë larguar nga hapsirat publike shitësit ambulantor të mjeteve piroteknike. Kjo punë është bërë me qëllim të ofrimit të sigurisë të qytetarëve, lokacioni për shitjen e këtyre mjeteve është vendosur tek “Tregu Javor” në Suharekë!