IKSHPK e UNICEF dhurojnë donacion për QKMF-në në Suharekë

01.08.2022

IKSHPK e UNICEF dhuruan një frigorifer vertikal për njësinë e vaksinimit dhe një frigorifer vertikal për njësinë e laboratorit. Nga QKMF-Suharekë kanë theksuar se ky donacion do të ndikojë në avancimin e shërbimeve në ruajtjen e vaksinave dhe reagensave në kushte dhe standarde të larta në kuadër të zingjirit të ftohët. Nga QKMF-ja kanë falënderuar […]

IKSHPK e UNICEF dhurojnë donacion për QKMF-në në Suharekë Foto: Ilustrim

IKSHPK e UNICEF dhuruan një frigorifer vertikal për njësinë e vaksinimit dhe një frigorifer vertikal për njësinë e laboratorit.

Nga QKMF-Suharekë kanë theksuar se ky donacion do të ndikojë në avancimin e shërbimeve në ruajtjen e vaksinave dhe reagensave në kushte dhe standarde të larta në kuadër të zingjirit të ftohët.

Nga QKMF-ja kanë falënderuar IKSHPK-në dhe UNICEF-in për këtë donacion.