Granti i performancës “Mjedisi i Pastër”, Suhareka përfiton një kamion të ri në vlerë 97.000 euro

26.06.2023

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka njoftuar se është bërë pranim-dorëzimi i kamionëve për gjashtë komunat përfituese të Grantit të Performancës Komunale. Sipas njoftimit, pranim-dorëzimi i kamionëve është bërë të premten, gjatë një ceremonie të mbajtur në Rahovec nga zëvendësministri Avni Zogiani. Komunat përfituese të këtij granti janë: Suhareka, Rahoveci, Malisheva, Mitrovica […]

Granti i performancës “Mjedisi i Pastër”, Suhareka përfiton një kamion të ri në vlerë 97.000 euro Foto: Ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka njoftuar se është bërë pranim-dorëzimi i kamionëve për gjashtë komunat përfituese të Grantit të Performancës Komunale.

Sipas njoftimit, pranim-dorëzimi i kamionëve është bërë të premten, gjatë një ceremonie të mbajtur në Rahovec nga zëvendësministri Avni Zogiani.

Komunat përfituese të këtij granti janë: Suhareka, Rahoveci, Malisheva, Mitrovica e Jugut, Drenasi dhe Deçani.

“Më këtë rast, zëvendësministri Zogiani, falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përkatësisht GIZ-in, për bashkëpunimin dhe përkrahjen për një mjedis të pastër në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Në vazhdim, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe përfaqësuesit e komunave tjera përfituese të këtij granti falënderuan zëvendësministrin Zogiani dhe përfaqësuesit e GIZ-it për dhurimin e kamionëve, duke premtuar se do të vazhdojë të menaxhojë mjedisin e pastër në komunat e tyre.