Granti i Performancës Komunale, Suhareka përfiton mbi 216 mijë euro

05.05.2021

Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS, kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021. Nga ky proces Komuna e Suharekës ka përfituar 216,308.61 euro si rezultat i Grantit të Performancës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. ”216,308.61 euro është vlera tjetër […]

Granti i Performancës Komunale, Suhareka përfiton mbi 216 mijë euro Foto: Ilustrim

Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS, kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021.

Nga ky proces Komuna e Suharekës ka përfituar 216,308.61 euro si rezultat i Grantit të Performancës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

”216,308.61 euro është vlera tjetër të cilën Komuna e Suharekës e ka përfituar si rezultat i Grantit të Performancës” ka thënë Muharremaj.

”Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me projektin DEMOS kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2021 që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia” ka shtuar ai.