Granti i Performancës Komunale, Suhareka fiton afër 400 mijë euro

Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS, kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021.

Nga ky proces Komuna e Suharekës është kualifikuar për grant dhe ka arritur 50 pikë të performancës sipas rregullave të GPK 2021.

Nga granti i MPL-së, Komuna e Suharekës ka fituar 392,327.78 euro që bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.

Sipas kryetarit të Komunës së Suhareës, Bali Muharremaj, granti mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës, konform marrëveshjeve tripalëshe që do të nënshkruhen para alokimit të grantit.

392,327.78 euro është vlera e grantit të performancës komunale që e ka fituar Komuna e Suharekës, e që bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia. Granti mund të përdoret për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës, konform marrëveshjeve tripalëshe që do të nënshkruhen para alokimit të grantit.

Gjithashtu kujojmë se ditë më parë Ministria e Pushtetit Lokal përmes raportit të performancës komunale për vitin 2019 ka prezantuar rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre ku në përgjithësi performanca e Komunës së Suharekës në 119 tregues në % është 66.20%.

Vlerësimi i këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.