Grabitësit e armatosur shkëmbyen zjarr me Policinë e Kosovës në Suharekë

15.11.2021

“Gjatë tentimit për të kryer grabitje, disa persona të armatosur kanë plagosur babë e bir që dyshohet se janë pronarë të argjendarisë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për SuharekaOnline. Të njëjtit janë ndjekur nga Policia e Kosovës dhe brenda qytetit kanë shkëmbyer […]

Grabitësit e armatosur shkëmbyen zjarr me Policinë e Kosovës në Suharekë Foto: Ilustrim

“Gjatë tentimit për të kryer grabitje, disa persona të armatosur kanë plagosur babë e bir që dyshohet se janë pronarë të argjendarisë.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për SuharekaOnline.

Të njëjtit janë ndjekur nga Policia e Kosovës dhe brenda qytetit kanë shkëmbyer zjarr me njësitë e policisë, saktësisht përballë shtëpisë së kulturës në Suharekë.

Sipas zëdhënësit Vesel Gashi nuk ka të lënduar asnjë nga pjestarët e policisë të përfshirë në shkëmbim të zjarrit dhe njësitë relevante po merren me hetimet.

Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se në këtë rast janë përfshirë tre persona.

“Të njëjtit nuk kanë arritur që të kryejnë grabitjen dhe pas një përleshjeje kanë arritur që t’i plagosin dy viktima. Të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili është aksidentuar, më pas i është vënë zjarri dhe është ndalur në mënyrë të dhunshme nga ky grup një automjet tjetër, dhe nga ai automjet janë larguar në drejtim të panjohur” ka shtuar Gashi.