Gjendja e rëndë me COVID-19, Muharremaj: Kapcitetet tona të institucioneve komunale do të jenë në shërbim të qytetarëve

30.08.2021

Në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, njëashtu rritje ka shënuar edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 1,630 raste pozitive si dhe janë regjistruar 36 raste të vdekjes nga ky virus. Situatë e përkeqësuar nga COVID-19 […]

Gjendja e rëndë me COVID-19, Muharremaj: Kapcitetet tona të institucioneve komunale do të jenë në shërbim të qytetarëve Foto: Ilustrim

Në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, njëashtu rritje ka shënuar edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 1,630 raste pozitive si dhe janë regjistruar 36 raste të vdekjes nga ky virus.

Situatë e përkeqësuar nga COVID-19 është edhe në Komunën e Suharekës, ku dje u konfirmuan 15 raste pozitive dhe janë regjistruar dy viktima.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se situata është serioze dhe alarmante me rastet e shtuara me të infektuar nga COVID-19.

Ai ka shtuar se numri i shtuar i vdekjeve është shqetësues dhe kjo duhet të na mobilizoj të gjithëve.

Po ashtu kryetari Muharremaj ka thënë se duhet të mbetemi bashkë përballë kësaj situate, ku sipas tij i rrezikon familjet nëse nuk janë të vëmendshëm e të kujdesshëm.

Gjithashtu, Muharremaj ka theksuar se të gjitha kapcitetet e institucioneve komunale do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Suharekës ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore si dhe të vaksinohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.