Gjatë vitit 2021 mbi 303 mijë vizita e shërbime mjekësore në QKMF-Suharekë
QKMF-Suharekë është Instutucion publik i kujdesit parësor shëndetësor i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të komunitetit. Shërbimet shëndetësore janë të ofruara në konceptin e Mjekësisë Familjare, ku gjithëpërfshirja, barazia, cilësia, ndershmëria dhe përgjegjësia, kosto-efektiviteti janë parimet bazë të ofrimit të këtyre shërbimeve. Shërbimet të cilat ofrohen ne QKMF janë: Shërbimi […]
QKMF-Suharekë është Instutucion publik i kujdesit parësor shëndetësor i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të komunitetit.
Shërbimet shëndetësore janë të ofruara në konceptin e Mjekësisë Familjare, ku gjithëpërfshirja, barazia, cilësia, ndershmëria dhe përgjegjësia, kosto-efektiviteti janë parimet bazë të ofrimit të këtyre shërbimeve.
Shërbimet të cilat ofrohen ne QKMF janë: Shërbimi i mjekësisë familjare, shërbimi i urgjencës mjekësore (24 orë), shërbimi i shëndetit oral, shërbimi i imunizimit dhe vaksinimit, shërbimi i diagnostikës, shërbimi i këshillëdhënies për nëna dhe gjinekologjisë, barnatorja qëndrore dhe shërbimi i transportit të pacientëve.
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në QKMF është 145 persona, prej tyre 16 Specialist të Mjekesise Familjare, 1 Pediater, 1 Radiolog, 15 Mjeke të Përgjithëshem, 9 Stomatolog, 89 infermier dhe 18 jomedicinal.
Gjatë vitit që lamë pas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë u realizuan 303 mijë e 652 vizita e shërbime mjekësore.
Në QKMF u realizuan 54 mijë e 937 vizita mjekësore, në QMF dhe AMF 136 mijë e 54 vizita dhe shërbime mjekësore dhe në Urgjencë 35 mijë e 882 vizita mjekësore.
Ndërkaq sa i përket vizitave shtëpiake, gjatë kësaj periudhe kohore u realizuan 3 mijë e 674 vizita mjekësore, në pediatri 2 mijë e 782 vizita mjekësore, në stomatologji u realizuan 3 mijë e 914 vizita mjekësore, ndërsa në rentgen ishin 7 mijë e 587 vizita mjekësore.
Në Ultrazë u kryen 1,185 vizita, në mamografi gjithashtu 689 vizita, në gjinekologji 2 mijë e 170 vizita mjekësore dhe në laborator 120 mijë e 113 shërbime.
Raporti vjetor i vizitave mjekësore dhe shërbimeve në QKMF-Suharekë | Vizita dhe shërbime mjekësore |
QKMF | 54,937 vizita mjekësore |
QMF dhe AMF | 136.054 vizita dhe shërbime mjekësore |
Urgjenca | 136,054 vizita dhe shërbime mjekësore |
Vizita shtëpiake | 3,674 vizita mjekësore |
Pediatria | 2,782 vizita mjekësore |
Stomatologjia | 3,914 vizita mjekësore |
Rentgen | 7,587 vizita mjekësore |
Ultrazë | 1,185 vizita |
Mamografia | 689 vizita |
Gjinekologjia | 2,170 vizita mjekësore |
Laboratori | 120,113 shërbime |
Total | 303,652 (vizita, shërbime mjekësore) |