Gjatë 2019’s në Suharekë u lindën mbi 670 fëmijë

01.06.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019. Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur të dhënat administrative për vitin 2019, që janë grumbulluar nga zyrat e gjendjeve civile. Janë grumbulluar gjithsej 26 263 fleta statistikore për lindje DEM-1. Këto të dhëna tregojnë se 21 899 janë […]

Gjatë 2019’s në Suharekë u lindën mbi 670 fëmijë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur të dhënat administrative për vitin 2019, që janë grumbulluar nga zyrat e gjendjeve civile. Janë grumbulluar gjithsej 26 263 fleta statistikore për lindje DEM-1. Këto të dhëna tregojnë se 21 899 janë lindje, që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre lindje të gjalla janë 21 798. Kurse, 101 janë lindje të vdekura dhe janë regjistruar 4 364 lindje që kanë ndodhur jashtë Kosovës.

Koeficienti i vitalitetit është 2.3 (raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve). Koeficienti i maskulinitetit ishte 110.6. Koeficienti i lindjeve të vdekura (shkalla e të lindurve të vdekur) në 1000 të lindur ishte 4.6 promil (Lindjet në Kosovë). Në institucione mjekësore kanë ndodhur 99.9% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër.

Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare me 35.5%; grup-moshat 30-34 vjeçare me 26.7%; grup-moshat 20-24 vjeçare me 18.6%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 19.1%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2019 ishte 29 vjeçe. Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave ishte me peshë: 3 000 – 3 499 gr., ose 37.0%; 3 500 – 3 999 gr., ose 30.6%; 2 500 – 2 999 gr., ose 12.5%; etj.

Përgjatë vitit 2019 në Komunën e Suharekës kishin lindur gjithsej 676 fëmijë.

Prej 676 fëmijëve të lindur në Suharekë, 344 femra e 332 meshkuj. 675 fëmijë u lindën në maternitet apo spital dhe një fëmijë u lind me ndihmë mjekësore.