Gëzuar Vitin e Ri 2021 nga Fabrika e Mobileve “TE NASERI”
Fabrika e Mobileve “TE NASERI” uron të gjithë qytetarët dhe bashkëpunëtorët, gëzuar Vitin e Ri 2021! Për ju dhe familjet tuaja urojmë të mbizotërojë shëndeti dhe ditët e lumtura! Vit pas viti Fabrika e Mobileve “TE NASERI” ka treguar se është partneri juaj më besnik në prodhimin e mobileve. Me ndihmën tuaj ka treguar se […]
Fabrika e Mobileve “TE NASERI” uron të gjithë qytetarët dhe bashkëpunëtorët, gëzuar Vitin e Ri 2021! Për ju dhe familjet tuaja urojmë të mbizotërojë shëndeti dhe ditët e lumtura!
Vit pas viti Fabrika e Mobileve “TE NASERI” ka treguar se është partneri juaj më besnik në prodhimin e mobileve. Me ndihmën tuaj ka treguar se jemi të gatshëm për të sjellë te ju të gjitha risitë e kohës. Falë vizionit të drejtuesve të saj, po rritemi e zgjerohemi përditë, duke sjellë te ju gjithçka që koha e bën të domosdoshme.
Viti që po lëmë pas ka qenë një vit me plotë sfida, vit të cilin po e kalojmë fal mbështetjes dhe besnikërisë tuaj, duke ju uruar dhe premtuar që edhe në shumë vite të tjera do të jemi së bashku në çdo kohë.
GËZUAR VITIN E RI 2021!
Qoftë një vit i mbarë dhe i begatë, i mbushur me lumturi, dashuri dhe paqe në çdo familje, në shoqërinë dhe në vendin tonë të dashur!
Zhgënjimet që po lemë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2021 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo familje!
Sot ne shkëmbejmë urimet më të mira për Vitin e Ri, por nga 1 janari duhet të mendojmë dhe të punojmë më shumë, të gjithë së bashku, për t’i dhënë dritë dhe shpresë të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë në Atdheun tonë! E ardhmja është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar do t’ia dalim!
URIME!