GAP, për tre vite mandat, Muharremaj përfundoi 12 nga 20 premtimet e vitit 2017
Instituti GAP ka përditësuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2017. Përditësimi i fundit përfshinë realizimin e premtimeve të kryetarëve të komunave deri në dhjetor 2020. Sipas GAP nga gjithsej 20 premtime që ka dhënë në vitin 2017, kryetari i…
Instituti GAP ka përditësuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2017.
Përditësimi i fundit përfshinë realizimin e premtimeve të kryetarëve të komunave deri në dhjetor 2020.
Sipas GAP nga gjithsej 20 premtime që ka dhënë në vitin 2017, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, deri në dhjetor të vitit 2020 ka përfunduar 12 prej tyre, 4 janë gjysmë të përfunduara, 2 të filluara dhe 2 nuk kanë filluar ende.
Si premtime ende të pa filluara mbeten: 1. Themelimi i një ndërmarrje për trajtimin e ujërave të zeza ku sipas raportit është përfunduar faza e parë e studimit të largimit të ujerave të ndotura për Komunën e Suharekës, ndërsa komuna është në hulumtim të gjetjes së fondeve për ndërtimin e Impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Komuna ka planifikuar (por nuk ka buxhetuar) që në vitin 2021 të nis procedurat për themelimin e ndërmarrjes publike lokale për trajtimin e ujrave të zeza. 2. Sigurimi i vendit të punës brenda territorit të komunës për çdo të diplomuar në mjekësi.
Ndërsa 2 premtimet që janë në fazën fillestare janë: 1. Hapja e një ekspozite të përhershme të trashëgimisë historike të Suharekës dhe 2.Restaurimi i disa objekteve me vlera të veçanta të trashëgimisë.
Vlerësimin e Institutit GAP mund ta shikoni në këtë lidhje.