[FOTO] Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli 29 vite më parë, në përvjetorin e heroit Fadil Vata

26.04.2020

30 vjet më parë u nda prej nesh heroi Fadil Vata, njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të flaktë të lëvizjes kombëtare. Me këtë rast janë bërë homazhe edhe nga shok të idealit si kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se Fadil Vata ishte shtyllë e […]

[FOTO] Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli 29 vite më parë, në përvjetorin e heroit Fadil Vata Foto: Ilustrim

30 vjet më parë u nda prej nesh heroi Fadil Vata, njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të flaktë të lëvizjes kombëtare.

Me këtë rast janë bërë homazhe edhe nga shok të idealit si kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike, që pas disa viteve themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin shok të idealit të heroit, Fadil Vata, e dëshmon edhe kjo foto e shkrepur para 29 vitesh në përvjetorin e parë të vdekjes së heroit, Fadil Vala, ku Thaçi dhe Veseli bëjnë homazhe dhe nderime te varri i tij.

Në anën e majtë i dyti është kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ndërsa në anën e djathtë i dyti është Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.