Fillojnë punimet për ndërtimin e QMF-së në Duhël në vlerë prej 240 mijë euro

27.06.2023

Të martën është rrënuar objekti i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Duhël të Suharekës. Kështu është bërë të ditur Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, raporton SuharekaOnline. Muharremaj ka njoftuar të gjithë banorët e fshatit Duhël që shërbimet t’i marrin në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bllacë, pasi që sot objekti i […]

Fillojnë punimet për ndërtimin e QMF-së në Duhël në vlerë prej 240 mijë euro Foto: Ilustrim

Të martën është rrënuar objekti i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Duhël të Suharekës.

Kështu është bërë të ditur Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, raporton SuharekaOnline.

Muharremaj ka njoftuar të gjithë banorët e fshatit Duhël që shërbimet t’i marrin në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bllacë, pasi që sot objekti i QMF-Duhël është rrënuar për tu ndërtuar objekti i ri.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se objekti i ri i QMF-Duhël do të jetë me standarte evropiane, e poashtu ai tha se vlera e këtij objekti është rreth 240 mijë euro.

Muharremaj tha se ndërtimi i këtij objekti po bëhet për të kryer shërbime sa më të mira për të gjithë banorët e këtij fshati.