Fillimi i procesit mësimor, të gjitha shkollat e Suharekës të pajisura me kamera

17.08.2021

Kanë mbetur më pak se dy javë që nga data kur nxënësit do t’u kthehen bankave shkollore për të filluar procesin mësimor. Edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të fillojë sipas planprogramit, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve. Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi […]

Fillimi i procesit mësimor, të gjitha shkollat e Suharekës të pajisura me kamera Foto: Drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani / SuharekaOnline

Kanë mbetur më pak se dy javë që nga data kur nxënësit do t’u kthehen bankave shkollore për të filluar procesin mësimor.

Edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të fillojë sipas planprogramit, ende mbetet sfidë vaksinimi i mësimdhënësve.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, megjithatë ai është shprehur i bindur se edhe ky proces do të arrihet shumë shpejtë.

Ndër tjera ai ka thënë se sa i përket sigurisë pothuajse të gjitha shkollat janë të pajisura me kamera.

“Ndërsa për fillimin e procesit mësimor dhe çështja e sigurisë nëpër shkolla, përgatitjet janë bërë me kohë dhe gati të gjitha shkollat janë të pajisura me kamera të sigurisë, sfidë ka mbetur vetëm vaksinimi i të gjithë punonjësve të arsimit, për çka besojë se dhe kjo do të arrihet shumë shpejtë”, ka thënë Bajselmani.