Ende nuk janë paguar bujqit e dëmtuar nga reshjet atmosferike

21.09.2020

Saktësisht pesë muaj më parë më datën 21 maj kryeministri në detyrë i asaj kohe, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, kishin vizituar bujqit në fshatin Nepërbisht të cilëve iu premtuan përkrahje financiare në kompensimin e dëmeve nga reshjet e shiut. Kurti kishte thënë se […]

Ende nuk janë paguar bujqit e dëmtuar nga reshjet atmosferike Foto: Ilustrim

Saktësisht pesë muaj më parë më datën 21 maj kryeministri në detyrë i asaj kohe, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, kishin vizituar bujqit në fshatin Nepërbisht të cilëve iu premtuan përkrahje financiare në kompensimin e dëmeve nga reshjet e shiut.

Kurti kishte thënë se Qeveria e tij as s’e bën fjalë ndihmën në këto raste.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa i cili e udhëheqë këtë dikaster edhe në Qeverinë Hoti kishte thënë se kanë krijuar një komision përmes të cilit do të njoftohen për dëmet dhe mundësitë e kompensimit.

“E kemi themeluar një komision të përbashkët si Ministri e Bujqësisë bashkë me komunën e Suharekës dhe me të gjitha komunat që janë prekë nga kjo fatkeqësi do të bëjmë një evidentim dhe vlerësim të dëmeve dhe pastaj do të shfrytëzojmë buxhetin që kemi edhe për rezerva edhe për pandeminë që maksimalisht brenda fuqisë financiare t’i kompensojmë këto dëme në këtë komuna. Mbetemi të përkushtuar që me të gjitha kapacitetet t’i ndihmojmë edhe në fatkeqësi, por edhe në aktivitetet e tyre të përditshme”.

Por edhe pas pesë muajsh bujqit e dëmtuar të Suharekës ende nuk kanë marr ndonjë mbështetje nga institucionet e vendit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një prononcim për EO ka bërë të ditur se dëm tjetër në komunë janë shkaktuar edhe në bujqësi nga reshjet atmosferike, teksa Muharremaj ka thënë se për këto dëme ende nuk janë paguar bujqit.

“Kemi biseduar me ministrinë e Infrastrukturës me Ministrinë e Bujqësisë, pasi që ka pasur dëme në bujqësi dhe se ende këto dëme nuk janë paguar. Jemi në kontakt me deputetët dhe e them sërish që t’iu ndihmojmë bizneseve, në mënyrë që vitin e ardhshëm mos të kemi këso lloj problemesh”, ka thënë ndër tjera Muharremaj.