Propozimi për emërtimin e Gjimnazit ”Jeta e Re” me emrin e Fadil Vatës kalon në asamblenë komunale
Në Seancën e Asamblesë Komunale në Suharekë e cila është mbajtur të premtën, njëra ndër pikat e ditës ka qenë edhe propozimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë ka propozuar që Gjimnazi ”Jeta e Re” në Suharekë, mbajë emrin e […]
Në Seancën e Asamblesë Komunale në Suharekë e cila është mbajtur të premtën, njëra ndër pikat e ditës ka qenë edhe propozimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë ka propozuar që Gjimnazi ”Jeta e Re” në Suharekë, mbajë emrin e heroit ”Fadil Vata”, raporton SuharekaOnline.
Gjatë këtij propozimi në këtë seancë, asambleisti i PDK-Suharekë, Dardan Berisha ka treguar veprimtaritë e heroit, Fadil Vata.
Në seancën e katër të Asamblesë Komunale në Suharekë për vitin 2021, me 16 vota pro dhe 2 abstenime ka kaluar në asamble propozimi i PDK-Suharekë.
Asambleistja e Lëvizjes Vetëvenosje, Laureta Tafaj pas kësaj ka thënë që për riemërtimin e Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë më e mira është që të bëhet një peticion në mënyrë që për këtë të vendosin qytetarët e Komunës së Suharekës, e jo partitë politike.
Poashtu, edhe asambleisiti i pavarur, Dukagjin Palushi ka thënë se askush nuk është kundër që të ndodh kjo, mirëpo ”Jeta e Re” tashmë e ka një histori dhe është një emër i bukur shqip.
Poashtu, Palushi ka thënë që është nderë për Komunën e Suharekës që ka rrugë e shesh të cilat mbajnë emrin e heroit, Fadil Vata.
”Ne t’gjallët, kurr nuk mundemi me iu dal hakësh të vdekurve, është nderë për ne si komunë që kemi rrugë e sheshe me emrin e Fadil Vatës, tani mos të bëjmë kësi tema, Fadil Vata ka qenë dhe është hero i kombit” ka thënë Palushi.
Rikujtojmë që të dielën më 25 prill, janë bërë 31 vite që nga vdekja e heroit, Fadil Vata, përvjetor në të cilin PDK dega në Suharekë për të nderuar figurën dhe kontributin e tij, ka propozuar që Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë të riemërohet Gjimnazi “Fadil Vata”