Këto janë votat e kandidatëve për kryetar të komunës në Bllacë
Ka mbaruar procesi zgjedhor, ku qytetarët me të drejtë vote patën mundësi që të votojnë për favoritin e tyre dhe të vendosin për katër vitet e ardhshme.
Ky proces ka përfunduar edhe në Komunën e Suharekës, ku u raportuarn disa incidente të vogla, po që sipas Policisë së Kosovës nuk ishin incidente serioze.
SuharekaOnline ka përcjellur nga afër pothuajse të gjitha qendrat e votimit, e po ashtu edhe rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas statistikave që posedon redaksia, bëhet e ditur se në fshatin Bllacë, nga 3,833 qytetarë me të drejt vote kanë votuar vetëm 1,239, apo 32,32%.
Në këtë fshat, fitues me më së shumti vota doli Bali Muharremaj i AAK-së, (615 vota apo 49,64%), pastaj Ardian Shala i LDK-së (358 vota apo 28,89%), Hamdi Bytyçi me (169 vota apo 13,64%) dhe Dardan Berisha (97 vota apo 7,83%).
Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës nga KQZ deri më tani janë numëruar 26 mijë e 100 vota.