[EKSKLUZIVE] – Përformanca e komunave, Suhareka renditet e treta në Kosovë për transparencë komunale

05.12.2022

Raporti i përformancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

[EKSKLUZIVE] – Përformanca e komunave, Suhareka renditet e treta në Kosovë për transparencë komunale Foto: Ilustrim

Raporti i përformancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e transparencave të komunave.

Fusha 2 – Transparenca Komunale – Në këtë fushë janë aplikuar 7 tregues me 26 të dhëna të cilat japin informata për publikimin e akteve, planeve, buxhetit, kritereve të ueb-faqeve, qasjen në dokumentet publike, publicitetin e seancave të kuvendit, etj.

Përformanca e përgjithshme e arritur në është 66.92%, për dallim nga viti paraprak ku ishte 77.62%.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për përformancë në Fushën Tranparenca Komunale, Komuna e Suharekës është renditur e treta nga 37 komuna të vendit me 93.22%.

Sa u përket performancës sipas tregueseve, përqindja më e lartë është në lejimin e qasjes së qytetarëve në dokumentet zyrtare shprehur me 99.61%.

Nga figura e mësipërme shihet se treguesi për transmetimin online të mbledhjeve të kuvendit del në nivel 45.95%, gjë që ndikon edhe në uljen e përgjithshme të performancës në këtë fushë.

Tetë kriteret e matura për ueb-faqe komunale del të jenë përmbushur në masën 85.83%, ndërsa aktet e kuvendit të komunës janë publikuar në shkallë prej 86.98%.

Të dhënat tregojnë për trend pozitiv në publikimin e akteve me karakter të përgjithshëm të aprovuara nga kryetarët e komunave, shprehur në përqindje prej 84.04%. Po ashtu, komunat kryesisht kanë qenë efikase në publikimin e buxhetit të komunës si dhe raporteve të shpenzimeve, ne nivelin prej 74.81%. Sa i përket publikimit të planit vjetor të prokurimit publik dhe publikimit të kontratave komunat kanë përqindjen prej 82.13%.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj