Qeveria i reagon zëdhënsit të BE-së: De-eskalimi ka ndodhur, masat duhet të hiqen

02.05.2024

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënsit të BE-së, Peter Stano i cili tha se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës.

Kryeziu përmes një postimi të bërë në platformën “X”, ka bashkëngjitur një fotografi të përplasjes së serbëve me trupat e KFOR-it, duke thënë se BE-ja kishte vendosur masa ndaj Kosovës, duke e fajësuar padrejtësisht për eskalimin e situatës në Veri, dhe ka shtuar edhe një fotografi tjetër të kreut të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili sot është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit i papenguar nga askush.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, de-eskalimi ka ndodhur dhe sipas tij masat duhet të hiqen.