Edhe stafi i administratës së Gjykatës në Suharekë hyn në grevë

16.03.2022

Ndërkaq, përmes një njoftimi nga kjo shoqatë sindikale është bërë të ditur se nga data 14.03.2022, edhe Gjykata Themelore – Dega në Suharekë i është bashkëngjitur grevës së Gjykatave Themelore në nivel të Republikës së Kosovës. Arsyet e kësaj greve përputhen me ato të grevës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku ndër të tjerash po […]

Edhe stafi i administratës së Gjykatës në Suharekë hyn në grevë Foto: Ilustrim

Ndërkaq, përmes një njoftimi nga kjo shoqatë sindikale është bërë të ditur se nga data 14.03.2022, edhe Gjykata Themelore – Dega në Suharekë i është bashkëngjitur grevës së Gjykatave Themelore në nivel të Republikës së Kosovës.

Arsyet e kësaj greve përputhen me ato të grevës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku ndër të tjerash po kërkohet realizim i kërkesave të parashtruara.

Ndër kërkesat që kjo gjykatë ka parashtruar janë:
1. Aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive duke u bazuar në projekt ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtar Publik 06/L-114 neni 2 pika B;
2. Përafrimi pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve;
3. Pagesa lineare nga 150 euro, për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga;
4. Të paguhet shujta ditore në shumën prej 3 euro;
5. Të paguhet pagesa e udhëtimit në shumën prej 3 euro.

Në njoftim thuhet se gjatë mbajtjes së grevës këto punë duhen kryer:

1. Lëshimi i të gjitha certifikatave dhe vërtetimeve që lëshohen me kërkesë të palës apo institucioneve publike;
2. Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të përkohshme;
3. Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të sigurisë;
4. Të gjitha veprimet e procedurës parapake;
5. Lëndët lidhur me pengim posedimin;
6. Të gjitha kërkesat për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në konfliktet administrative;
7. Lëndët lidhur me dhunën në familje;
8. Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar;
9. Të gjitha veprimet e procedimit të lëndëve lidhur me mjetet juridike në gjykatat e instancave më të larta; si dhe
10. Të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykatat.

Nga Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore Prizren thuhet se pezullohet çdo aktivitet tjetër që përfshin punëtorët e stafit administrativ, deri në njoftimin e radhës.