SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator, nëse nuk ka zgjidhje për kërkesat e punëtorëve të arsimit

02.07.2025

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka ngritur shqetësime serioze lidhur me situatën politike dhe institucionale në vend, duke paralajmëruar masa të ashpra nëse nuk merren hapa konkretë për trajtimin e kërkesave të punëtorëve të arsimit.

SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator, nëse nuk ka zgjidhje për kërkesat e punëtorëve të arsimit Foto: Ilustrim

Në takimet e shpeshta me udhëheqësit sindikal nga të gjitha nivelet e arsimit, SBASHK-u ka analizuar me kujdes gjendjen aktuale, duke vlerësuar se partia fituese e zgjedhjeve të fundit po injoron vullnetin qytetar dhe prioritetet thelbësore të vendit. Sipas sindikatës, fokusi i kësaj partie është përqendruar më shumë në çështjet e emërimeve politike sesa në adresimin e problemeve të punëtorëve të sektorit publik dhe atij privat.

“Në vend të trajtimit serioz të kërkesave të grupeve të punësuar, përfshirë edhe ato të punëtorëve të arsimit, kjo parti po i jep përparësi çështjeve të emërimeve. Si pasojë, është krijuar një boshllëk institucional, ku kërkesat tona nuk kanë se kujt t’i adresohen,” thuhet në qëndrimin e SBASHK-ut.

Përballë kësaj situate të paqartë, SBASHK-u ka intensifikuar komunikimin me përfaqësuesit sindikal në të gjitha komunat e vendit – nga çerdhet dhe shkollat fillore e të mesme, deri te universitetet – dhe ka vendosur të fillojë përgatitjet për një Kongres të jashtëzakonshëm. Ky Kongres pritet të jetë vendimmarrës dhe do të përcaktojë hapat e ardhshëm të sindikatës.

Sipas njoftimit, Kongresi do të shqyrtojë mundësinë e mosfillimit të vitit të ri shkollor në shtator, si formë proteste, nëse kërkesat e punëtorëve arsimor mbeten të paplotësuara. Në skenarin më të ashpër, greva e përgjithshme në të gjithë sistemin arsimor të Kosovës nuk përjashtohet.

“SBASHK-u mbetet i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo punëtori të arsimit dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me përgjegjësi, të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje konkrete,” përfundon deklarata.

Ky paralajmërim vjen në një moment kur sistemi arsimor në vend përballet me sfida të shumta, dhe mbetet për t’u parë nëse institucionet do të reagojnë për të shmangur një përplasje të re sociale në prag të vitit të ri shkollor.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More